Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës ka deklaruar se shëndetësia në vend është në një situatë shumë të rëndë.
Deputeti i kësaj partie, Shemsedin Dreshaj, tha se kjo qeveri eksperimentale me reciklime të personave të cilët nuk kanë përformuar asnjëherë si duhet në asnjërin nga sektorët, në veçanti në shëndetësi.
Dreshaj në një konferencë për media, theksoi se shqetësuese për vendin mbetet ikja e personelit shëndetësor, derisa ka renditur edhe arsyeje e largimit.
Dreshaj: Ligji i pagave për dikë nënë e për dikë njerkë
“Situata e rëndë që është duke mbretëruar në sistemin shëndetësor të Kosovës, nga një qeverisje ekperimentale, me recikilime të personave të cilët nuk kanë përformuar asnjëherë si duhet në asnjërin nga sektorët, në veçanti kjo vlen për shëndetësinë. Brengë për vendin, e për secilin qytetarë është ikja e personelit mjekësor nga Kosova në vendet e perëndimit ose nga sektori publik në sektorin privat. Vetëm vitin e kaluar rreth 640 infermiere kanë lëshuar Kosovën, ndërsa vetëm këta tre muajt e parë 104 mjekë, kanë ikur nga vendi në perëndim. Në momentin e largimit këta e nënshkruajnë një deklaratë ku citojnë arsyeje e ikjes dhe ato janë, kushtet e punës, paga e padinjitetshme dhe shkollimi specialistik joadekuat. Ligji i pagave është një tmerr, është për dikë nënë e për dikë njerkë. Nuk ka rrezikshmëri në vendin e punës, nuk respektohet përvoja e punës, nuk bëhet kompensimi për punë gjatë ditëve të vikendit për infermierë. Po ashtu, ballafaqohen me dështimin e radhës që është obligativ për qeverisjen e vendit, siç është ligji për shëndetësi, tre herë ka qenë në agjendën legjislative dhe asnjëherë nuk është ardhë deri në përmbyllje”, tha Dreshaj.
Dreshaj tha se një gjendje e tillë e krijuar kërkon veprim urgjent që qytetari të jetë prioritet.
Dreshaj: Qytetari të jetë prioritet i menaxhimit, e jo i anashkaluar në tërësi
“Asnjë veprim deri më sot nuk kemi për sigurime shëndetësore. Kemi mungesë të barnave esenciale, kemi rritje të listës në pritje, për trajtim jashtë vendit mos të flasim, për shkak se janë borxhet milionëshe. Edukimi specialistik mjaftë keq, pa ndonjë strategji, pa shtete partnere ku munden mjeket tanë të shkojnë të kryejnë trajnime shtesë. Asnjë veprim në sistemin informativ shëndetësor, përkundër faktit që deri më sot janë bërë investime. Dështim në reformë të sistemit shëndetësor, menaxhim i institucioneve shëndetësore me ushtrues detyre dhe së fundi e kemi edhe sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë, i cili është ushtrues detyre i bordit të ShSKUK-së. Një gjendje e tillë kërkon veprim urgjent, kërkon që qytetari të jetë prioritet i menaxhimit, e jo i anashkaluar në tërësi”, tha Dreshaj.
/TV Malisheva