Një lajm i jashtëzakonshëm për Barcelonën, para ndeshjes me Dortmund, është rikthimi i Messi dhe Dembele në stërvitje.
Lionel Messi nuk ka regjistruar akoma debutimin e tij në edicionin e ri me Barcelonën, për shkak të një dëmtimi të pësuar në stërvitje.
Jashtë fushave të blerta ka qenë edhe Ousmane Dembele, gjithashtu i dëmtuar, duke bërë që Barca të ketë një start të vështirë të sezonit.
Por, sot, dyshja kanë gëzuar tifozët e Barcelonës, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve, kundër Dortmund.
Messi dhe Dembele janë parë teksa stërviten me pjesën tjetër të grupit, në stërvitjen e mëngjesit, transmeton lajmi.net.
Barca dhe Dortmund do të përballen me njëra tjetrën gjatë së martës. Barca futet në këtë takim pas fitores 5:2 kundër Valencias.