Nisma Socialdemokrate dega në Malishevë ka përmbyllur fushatën në këtë komunë. Në këtë tubim mori pjesë edhe kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj.

Ai tha se më fitoren e Nismës më 17 tetor do të fitojnë qytetarët e Malishevës. Limaj fillimisht pati fjalë të mëdha për kryetarin aktual të komunës, Ragip Begaj, për të cilin tha se ka qenë bashkë me popullin e për popullin.

“Të falënderojmë edhe të jemi mirënjohës për angazhimin tënd në funksion të qytetarëve të Malishevës. Tani nga dora e Ragipit, komunën ia dorëzojmë Ekremit, një intelektuali e patrioti, një atdhetari e familjari më të cilin do të krenohen të gjithë qytetarët e komunës “, ka thënë Limaj.

Më tutje, Limaj tha se Malisheva nuk eksperimenton, por do qeverisje me kulturë njerëzore. Ai tha se Malisheva nuk mashtrohet me fjalë të bukura të politikanëve sezonal. Ai tha se çdo qytetare i Malishevës do të ndihet i nderuar me Ekrem Kastratin, si një nga celulat e para të UÇK-së në llapushë. Lideri i Nismës tha se kandidati i Nismës do të jetë një kryetar model, i cili do të jetë me qytetarët në gëzime e hidhërime, duke shtuar se ai është një djalë modest e më kulturë që nuk rrah gjoks.

“Fitorja vulosët më 17 tetor. Jam i bindur që do ta bësh krenar Malishevën dhe do të dalësh faqebardhe me qeverisje. Do të jemi afër teje siç keni qenë gjithmonë afër neve. S’kam asnjë dyshim se do të lush gjurme të pashlyeshme në dërgimin e Malishevës në një stad tjetër”, ka shtuar Limaj.

Në fund, Limaj tha se më 17 tetor, Nisma do të fitoj pa balotazh dhe një nga arsyet e kësaj është edhe lista për asamble e këtij subjekti në të cilën tha se gjinden personalitete të shquara të komunës së Malishevës. Në anën tjetër, kandidati për kryetar të Malishevs, Ekrem Kastrati pret që bashkë me qytetarët e komunës së Malishevës më 17 tetor të shënojnë një fitore të madhe, për ta çuar Malishevën në një stad tjetër të zhvillimit dhe përparimit.

“Kërkojmë nga ju që më 17 tetor, të dilni masivisht në zgjedhje dhe të votoni numrin 119, sepse vota për Nismën Socialdemokrate është votë për të qeverisur mirë e ndershëm edhe për 4 vitet e ardhshme. NISMA Socialdemokrate kërkon votën e çdo qytetari të Malishevës, për të shënuar fitoren e madhe dhe pa ballotash të dielën më 17 tetor”, ka shtuar Kastrati. /TV Malisheva

Share.