Drita e ka nisur aventurën në garat evropiane, përkatësisht në Ligën e Konferencës me barazim.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Doosan Arena”, skuadra e Dritës ka barazuar si mysafire pa gola (0:0) me Viktoria Plzenin.
Edhe pse nuk e regjistroi asnjë goditje drejt portës, Drita arriti t’i bëjë ballë gjigantit çek dhe të nxjerrë rezultat pozitiv si mysafire në Çeki.
Ndeshjen e kthimit Drita kundër Viktoria Plzen do ta zhvillojë në “Fadil Vokrri” më 3 gusht me fillim nga ora 20:00.
Rezultati final i ndeshjes është i barabartë 0:0.
/TV Malisheva