Skuadra e Dritës ka reaguar gjatë ditës së sotme për vendimin për vazhdimin e kampionatit.

Gjilanasait kanë mirëpritur një vendim të tillë, duke nisur qysh sot përgatitjet.

Këtë e ka bërë të ditur vet skuadra nga Gjilani në një njoftim në rrjetin social “Facebook”, ku ndër tjerash ka shkruar se klubi do të grumbullohet për herë të parë pas më shumë se dy muajsh, por jo i kompletuar.

Ja njoftimi i plotë:

Gjilan, 19.05.2020

Po rikthehemi..!

Pas nje pritje te gjate dhe mes shume paqartesive me ne fund eshte vendosur qe ti rikthehemi futbollit, nje vendim i vonuar per shkak te kohes qe klubet do te kene ne dispozicion per tu pergaditur por i mireseardhur!

Mengjesin e se henes ne nje takim mes krereve te FFK-se dhe Ministrise se Shendetsise, eshte dakorduar qe te lejohet fillimi me stervitje kolektive, ne menyre qe te rifilloj kampionati nga muaji Qershor.

Gjithashtu gjate te njejtes dite edhe Komiteti Ekzekutiv i FFK-se ka vendosur datën e vazhdimit të kampionatit e cila do te jete 7 qershori dhe do të përfundojë ne fund te muajit korrik, por pa dhene me shume detaje.

Ndeshjet do të zhvillohen pa praninë e shikuesve dhe me protokolle te detajuara siq edhe eshte udhezuar nga FFK-ja dhe MSH.

Nga dita e sotme edhe klubi jone do te grumbullohet per here te pare pas me shume se dy muajsh, por jo i kompletuar. Nje pjese e lojtareve do te bashkangjiten ditet ne vijim.

FC DRITA⚪️🔵

Share.