Betim Haxhimusa ka ‘vënë maskën e heroit’ në derbin lokal të Gjilanit.

Drita ka arritur të shënojë fitore të madhe, duke mposhtur Gjilanin me rezultatin 2:0, shkruan lajmi.net.

Përveç atmosferës në tribuna, në këtë derbi kemi parë spektakël edhe në fushën e blertë, me dy skuadrat që krijonin shanse të shumta shënimi.

Ishte Drita që u tregua më konkrete, duke gjetur dy herë rrugën e golit. Në të dyja rastet, ishte Betim Haxhimusa ai që shënoi golat.

Fillimisht, ishte minuta e 65’ kur Haxhimusa tundi rrjetën e Gjilanit, për rezultatin 1:0. 10 minuta më vonë, heroi i Dritës dyfishoi epërsinë e skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Drita tejkalon Gjilanin dhe Prishtinën, në klasifikimin e Superligës, duke marrë tashmë vendin e dytë me 34 pikë, aq sa ka edhe Prishtina. Gjilani mbetet në pozitën e katërt, me dy pikë më pak se Prishtina e Drita.

Share.