Talenti i Skenderbeut, Leonat Vitija ka arritur marrëveshje tri vjeçare me klubin nga Gjilani, Dritën.

Kontrata me qendërmbrojtësin u nënshkrua në prani të drejtorit sportiv të nënkampionit të Kosovës Valon Zymberi, i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe suksese Leonatit në klub, thuhet në njoftimin e Dritës në faqen zyrtare, përcjellë TV Malisheva.

Vitija për tri vite ishte pjesë e klubit të madh shqiptar, ku ka zhvilluar 67 ndeshje me Skenderbeun në kampionat dhe në garat e Kupës.

Share.