Kanë përfunduar të dy ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “18 Qershori”, skuadra e Dritës e ka mposhtur si mysafire Dukagjinin me rezultat minimal 1:0, raporton TV Malisheva.
Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për gjilanasit në Superligë, ku tre pikët skuadrës së Ardijan Nuhiut ia siguroi Ardian Limani në minutën e gjashtë të ndeshjes.
Me tre pikët e reja, Drita përforcon vendin e parë duke u ngjitur në kuotën e 27 pikëve, krahas Dukagjinit që zë vendin e nëntë në tabelë me tetë pikë të arkëtuara.
Po ashtu, krahas këtij takimi u zhvillua edhe ndeshja mes Prishtinës e Ferizaj, ku mysafirët pësuan humbje në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat të ngushtë 2:1.
Prishtina arkëtoi tre pikët e reja me ndihmën e dy golave të Leotrim Kryeziut, i cili shënon në minutën e 6 për 1:0 dhe në minutën e 67′ për 2:0.
Golin e vetëm për ferizajasit e shënoi Donat Hasanaj në minutën e 83′ të ndeshjes.
Me pikët e reja, Prishtina ngjitet në vendin e tretë me 15 pikë të arkëtuara, krahas Ferizaj që zë vendin e fundit, respektivisht vendin e 10 me vetëm tetë pikë të arkëtuara.
Rezultati final
Dukagjini 0:1 Drita
Prishtina 2:1 Ferizaj
/TV Malisheva