Lideri i tabelës së Superligës së Kosovës Drita do të ketë punë shumë të vështirë sot pasi do të përballet me Prishtinën në Gjilan.
Në konferencën para ndeshjes, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, e vlerësoi sfidë tejet të vështirë ballafaqimin me skuadrën e kryeqytetit, madje e konsideroi atë si klasike të futbollit vendor.
Prishtina e Ismet Muniishit vjen nga fitorja ndaj Ferizajt në xhiron e fundit dhe ka mbledhur 15 pikë pas katër ndeshjeve, kurse Drita është liderë me 27 pikë pas 11 ndeshjeve, raporton TV Malisheva.
Ndeshja do të fillojë nga ora 13:00 dhe zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Ndeshja tjetër do të zhvillohej në Ferizaj, ku ekipi me emrin e qytetit do të pres Malishevën, me takimin që pritet të fillojë në orën e njëjtë.
/TV Malisheva