Pas dy humbjeve dhe dy barazimeve, Drita është rikthyer te fitorja dhe e ka gjetur atë nga ballafaqimi me Prishtinën në kuadër të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Gjilani e ka mposhtur atë nga kryeqyteti me rezultat 2-0 për të marrë kështu tre pikë shumë të rëndësishme në këtë pikë të edicionit 2022/23, raporton TV Malisheva.

Goli i Simonovskit në minutën e 48′ dhe ai i Baldes në të 80-tën ishin ato që vendosën fatin e kësaj ndeshje.

Me këto tri pikë të reja, Drita mbetet në vendin e tretë me 46 pikë, kurse Prishtina renditet e gjashta me 32 pikë.

Share.