Një tjetër fitore për Dritën e Ardian Nuhiut që këtë herë merr një tre pikësh me shumë vlera në udhëtim te Dukagjini i Klinës.

Një ndeshje e dominuar fillim e mbarim nga ish-kampionët e vendit që përmes Xhevdet Shabanit i cili realizoi dy gola dhe Bunjamin Shabanit e Betim Haxhimusës që realizuan nga në tjetër marrin fitoren e radhës për të ‘fluturuar’ në kreun e tabelës tashmë me gjashtë pikë të tubuara.

Dukagjini mbetet njëra ndër ekipet e vetme në Superligë që ende nuk e ka shijuar fitoren, teksa do të synojë ta bëj një gjë të tillë në duelin e javës së katërt kur përballë do të ketë ekipin e Flamurtarit.

Share.