Kanë përfunduar dy ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Pas 90′ minutave lojë, skuadra e Dritës e ka turpëruar Llapin, ku si vendase shënoi fitore me rezultat të thellë 4:0, përcjellë TV Malisheva.
Golat për skuadrën e Ardijan Nuhiut i shënuan Besnik Krasniqi (minuta e 10′ dhe minuta e 26), Almir Kryeziu (minuta e 45+2′) dhe Marko Simonovski (minuta e 57′).
Me pikët e reja, Drita ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me tetë pikë të arkëtuara, krahas Llapit që tani zë vendin e gjashtë me pesë pikë të tubuara.
Në anën tjetër, fitore sot regjistroi edhe skuadra e Malishevës, e cila e mposhti si mysafire Trepçën ’89 me rezultat 3:2.
Golat për mysafirët i shënuan Medin Bajrami (minuta e 25′), Alush Gavazaj (minuta e 56′ dhe minuta e 69′), kurse te Trepça ’89 realizatorë ishin Christian Mba (minuta e 42′) dhe Dushi (minuta e 89′).
Me pikët e reja, Malisheva ngjitet në vendin e pestë me gjashtë pikë, kurse Trepça ’89 renditet e teta me vetëm dy pikë.
/TV Malisheva