Komisioni për Sistemin Politik të Qeverisë së Malit të Zi miratoi njëzëri një paketë sanksionesh kundër Rusisë, e cila ishte prezantuar më parë nga Këshilli i Bashkimit Evropian (BE).
Komisioni kryesohet nga zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq.
Ndër të tjera, sanksionet zbatohen për 696 shtetas rusë, si dhe për institucionet financiare, pronën, tregtinë dhe shpërndarjen e mallrave…
Lista përfshin presidentin rus Vladimir Putin, kryeministrin Mikhail Mishustin, ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov, Ministrin e Brendshëm rus Vladimir Kolokoltsev, Ramzan Kadyrov, presidentin çeçen, ish-presidentin rus dhe nënkryetarin aktual të Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse Dmitry Medvedev.
Lista përfshin gjithashtu Igor Sechin, shefin ekzekutiv të kompanisë shtetërore ruse të naftës Rosneft, Nikolai Tokarev, shefin ekzekutiv të kompanisë ruse të naftës dhe gazit Transneft.
/TV Malisheva