Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Malishevë, ka zhvilluar një takim të rregullt me kandidatët për Kuvend Komunal, shkruan TV Malisheva.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe deputeti i këtij subjekti politik, Driton Selmanaj.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga dega e LDK-së në Malishevë, deputeti Selmanaj i ka dhënë mbështetje kandidatit për kryetar të Malishevës, Bajrush Hoti.

Ja njoftimi:

Takimi i rregullt me kandidatët për asamble komunale.

Në këtë takim mori pjesë edhe deputeti z.Driton Selmanaj i cili i dha mbështetje Kryetarit Bajrush Hoti dhe kandidatëve për asamble komunale.

Në këtë takim u bashkëbisedua për shumë çështje që LDK me Kryetarin në ardhje Bajrush Hoti dhe asambleistët do të punojnë në të mirën e qytetarëve.

MALISHEVA PËR TË GJITHË

160 LDK BAJRUSH HOTI /TV Malisheva

Share.