Droni ushtarak i rrëzuar në Kroaci pak javë më parë, përmbante eksploziv.
Në këtë përfundim kanë arritur hetuesit kroatë, të cilët nënvizuan se materialet e gjendura në vendin e rrëzimit, përmbanin eksploziv dhe një substancë tjetër të panjohur.
Dyshohet se avioni i epokës sovjetike ka fluturuar nga zona e luftës në Ukrainë, mbi tre vende evropiane anëtare të NATO-s, përpara se të gjendej në kryeqytetin kroat muajin e kaluar.
“Si bomba dhe këmbëza e saj ishin të prodhimit sovjetik”, tha majori Mile Tomic.
Hetuesit kroatë nënvizuan se nuk kanë përcaktuar ende përfundimisht se kush e lëshoi dronin.
Si Moska ashtu edhe Kievi kanë mohuar lëshimin e tij.
Zyrtarët e NATO-s kanë refuzuar të komentojnë incidentin derisa të përfundojë hetimi, por aleanca ka rritur vëzhgimit në ajër mbi vendet pranë zonës së luftës në Ukrainë.
Rreth 40 makina të parkuara u dëmtuan nga shpërthimi i madh i 10 marsit, por askush nuk u lëndua.
/TV Malisheva