Dua Lipa gjatë kohës së karantinës ka gjetur një mënyrë për tu argëtuar, e ajo është eksperimentimi me flokët e saj.
Nga stili i fundit që kishte si gjysmë bionde e gjysmë zeshkane, Dua kthej flokët në ngjyrë portokalli, pastaj rozë të lehtë, ndërsa këtë herë ajo ka lyer flokët me një rozë më të theksuar.
24 vjeçarja vendosi “qershi” në mbishkrim për të përshkruar pamjen e saj të re, ndërsa që dukej joshëse dhe tejet atraktive.
Përndryshe, Dua ka kaluar kohën në karantinë me partnerin e saj, Anwar Hadid në shtëpinë e saj në Londër.
Ndërsa, Dua gjatë kësaj kohe poashtu lansoj albumin e ri “Future Nostalgia” që u prit mirë nga adhuruesit duke u renditur në pozitën e parë në toplistat britanike./Tv Malisheva