Anwar Hadid dhe e dashura e tij Dua Lipa u përpoqën të mbanin kokën ulur ndërsa ishin për darkë në Londër të enjten, pak kohë pas raportimeve për dramën familjare të familjes Hadid.

Modeli 22 vjeçar dhe këngëtarja 26 vjeçe, dukej se ishin me nxitim teksa hynë në restorantin iranian “Berenjak” në Soho të Londrës, shkruan DailyMail.

Më herët atë ditë, në media dolën raportime që pretendonin se nëna e Anwarit, Yolanda Hadid, 57 vjeçe, ishte sulmuar fizikisht nga Zayn Malik – i dashuri i vajzës së saj Gigi – dhe po konsideronte një denoncim të mundshëm ndaj tij.

Anwar ishte i veshur me një këmishë dhe xhinse të zeza, një xhaketë të zezë dhe një kapele të zezë.

Ai dukej si një zotëri teksa e futi Duan në restorantin e famshëm të Londrës.

Këngëtarja e hitit “Halucinate” në anën tjetër dukej sportive dhe elegante, ku ngacmoi me dukjen e saj provokuese, duke veshur një bluzë të shkurtër dhe vënë në pah barku ne saj të tonifikuar.

Ajo kishte veshur edhe një xhaketë të zezë të gjerë dhe atlete argjendi të trasha.

Dua i mbante gjërat e saj thelbësore në një çantë të vogël dore dhe për aksesorë vuri një palë vathë të trashë dhe një sërë unazash argjendi.

Në të njëjtën ditë dolën raportime që pretendonin se Yolanda ishte sulmuar fizikisht nga këngëtari Zayn Malik, partneri i vajzës së saj Gigi, dhe po e merrte në konsideratë ngritjen e akuzave penale, sipas TMZ.

Sipas TMZ, Yolanda pretendon se ajo u sulmua nga Zayn gjatë një sherri që ndodhi ‘diku javën e kaluar’, ndërsa Zayn pretendon se incidenti nuk përfshinte asgjë më shumë se një shkëmbim ‘fjalësh të ashpra’ dhe kishte ndodhur ‘disa javë më parë’. në shtëpinë e Gigit.

Gazeta tha gjithashtu se Yolanda po shqyrton paraqitjen e një raporti policor. Ndërkohë deri të enjten, 28 tetor, asnjë raport i policisë nuk u pa në dosje.

Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me atë që mund të ketë shkaktuar përleshjen e dyshuar mes të dyve.

Një përfaqësues për media i Gigi Hadidit tha për E! News se modelja ‘është e fokusuar vetëm në më të mirën për vajzën e saj Khai’ dhe se ‘ajo kërkon privatësi gjatë kësaj kohe’.

Kjo vjen pasi revista People raportoi se Zayn dhe Gigi nuk janë bashkë tani pas ngjarjes.

Zayn dhe Gigi, të cilët kanë qenë në lidhje që nga viti 2015, mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të vetëm në shtator të vitit 2020. Hadid kishte konfirmuar shtatzëninë e saj në pranverën e atij viti.

Malik i mohoi akuzat duke u shprehur: “Unë e mohoj me vendosmëri sulmin e Yolanda Hadid dhe për hir të vajzës sime nuk pranoj të jap asnjë detaj të mëtejshëm dhe shpresoj që Yolanda do të rishqyrtojë akuzat e saj të rreme dhe do të shkojë drejt rikuperimit të këtyre çështjeve familjare, privatisht”. /TV Malisheva

Share.