Ato janë dy nga artistet shqiptare më të pëlqyera e më të suksesshme në tregun ndërkombëtar.
Fjala është për këngëtaret Dua Lipa dhe Bebe Rexha, të cilat përgjatë kësaj kohë kanë sjell hite e kanë fituar çmime të shumta.
Së fundmi, Spotify ka publikuar për çdo artist statistikat e vitit 2020, duke treguar se sa herë janë dëgjuar këngët e tyre.
Dua dhe Bebe janë në mesin e yjeve që kanë arritur të marrin miliarda dëgjime në platformën tashmë të popullarizuar, Spotify.
Në bazë të asaj që kanë ndarë në rrjete sociale, këngët e Lipës kanë arritur të dëgjohen 3.8 miliardë herë, kurse të Rexhës 1 miliard.
“Woweeeeeee. 3.8 miliardë. Faleminderit për të gjithë që dëgjuan muzikën time këtë vit. Gjërat si këto më bëjnë të ecin dhe jam shumë falënderuese për këtë”, ka shkruar Lipa.
Në anën tjetër, Bebe dukej mjaft e gëzuar dhe lajmin e ka ndarë me fansat në InstaStory.
“Shumë e lumtur. Ju dua të gjithëve”, shtoi ajo.
“Sulmi zgjati tre minuta”: Publikohen detajet e vrasjes së shkencëtarit bërthamor iranian
Eurodeputeti hungarez anti-homoseksual jep dorëheqje: Ai u kap nga policia duke ikur nga një “ndejë orgji”
Theksojmë që Dua po ashtu ka dy këngë në top listën e 10 këngëve më të mira të momentit në Mbretërinë e Bashkuar, “Levitating” dhe duetin me Miley Cyrus, “Prisoner”. /TV Malisheva