Artistja shqiptare Dua Lipa është duke vazhduar të qëndrojë në Shqipëri.
Ajo sot (e shtunë) ka vizituar bashkë me familjen e saj Kalanë e Krujës, më konkretisht Muzeun Historik dhe Etnografik.
Ka qenë faqja zyrtare e muzeut ajo e cila në një fotografi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se familja Lipa ishin atje për vizitë sot.
“Kënaqësi që patëm si vizitore në Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Dua Lipa-n dhe familjen e saj”, kanë shkruar në Facebook faqja e Kalasë së Krujës.
Gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, Dua është takuar edhe me Kryetarin e Tiranëas, Erion Veliajn, dhe me kryeministrin Edi Rama.
Të premten ajo vizitoi prej së afërmi edhe të ashtuquajturin “Sunny Hill Kindergarten” në Tiranë – një kopësht fëmijësh i cili po rindërtohet pas tërmetit të fundit në Shqipëri, me ndihmën e fondacionit të Duas, “Sunny Hill Foundation”.
Dua në këtë vizitë në shtetin amë, po shoqërohet edhe nga i dashuri i saj, Anwar Hadid, i njohur si vëllai i vogël i super modeleve Gigi dhe Bella Hadid. /TV Malisheva