Ditën e djeshme (e enjte) është rikthyer ceremonia vjetore e “iHeartRadio Music Awards 2021”.
Evenimenti edhe kësaj radhe u mbajt në Dolby Theatre në Los Angeles, ndërsa kishte kufizime për shkak të situatës së vazhdueshme me COVID-19.
The Weeknd, Ariana Grande, Bruno Mars, Dan+Shay – ishin vetëm prej disa artistëve që dhuruan performanca të mahnitshme.
Ndërkaq, në këtë ceremoni sivjet nuk mungoi as këngëtarja shqiptare Dua Lipa e cila ishte e nominuar në disa kategori.
Ajo u nderua me çmimin ‘Artistja femër e vitit’ duke lënë pas në këtë kategori: Ariana Grande, Billie Eilish, Megan Thee Stallion dhe Taylor Swift.
Pjesë e kësaj mbrëmjeje madhështore ishte edhe shqiptarja tjetër Ava Max, e cila ia dhuroi çmimin e ‘Artistes së Vitit’ këngëtares Lipa.
“iHeart Radio” është rikthyer pas thuajse dy vitesh, pasi edicioni i vitit 2020 u anulua për shkak të situatës me coronavirus. /TV Malisheva