Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, së fundmi ka pozuar për revistën e famshme “Vanity Fair”.

Ajo gjithashtu ka dhënë një intervistë me detaje interesante nga jeta e saj profesionale dhe personale, në veçanti e kaluara në Kosovë.

Dua së bashku me familjen e saj ishin rikthyer në Kosovë në vitin 2009, ku Dua kishte jetuar për katër vite, deri te kthimi i serishëm i saj në Mbretërinë e Bashkuar.

“Vanity Fair” ka shkruar për vështirësitë e rikthimit të saj në Kosovë, ku për disa vite ajo kishte pasur rezultate jo fort të mira në shkollë, shkaku se ishte më mbrapa se bashkëmoshatarët e saj me gjuhën shqipe.

“Në Prishtinë, ajo u bë një antropologe amatore e një kulture ku ajo tashmë ishte pjesë e saj. Filloi me gjëra më të mëdha, si për të kuptuar që shqipja e saj nuk ishte ende në gjendje të mbushej me punë akademike dhe duke luftuar për disa vjet me nota të këqija. Ajo gjithashtu filloi të mësonte, përmes miqve të saj, më shumë rreth konfliktit në rajon”, shkruan Vanity Fair.

Dua i ka thënë revistës se kishte mësuar shumë për historinë e luftës nga miqtë e saj në shkollë.

“Këto histori, ato qëndrojnë me ty përgjithmonë. Njerëzit që ata kishin humbur gjatë luftës dhe sasia e miqve që kisha pasur që kishin humbur baballarët e tyre ose xhaxhallarët ose vëllezërit e tyre, ose sesi njerëzit u morën me dhunë nga shtëpitë e tyre”, ka thënë Lipa.

“Ajo bëri miq dhe shikoi mënyrën sesi adoleshentët në qytet bashkoheshin në sheshin ‘Nënë Tereza’. Në mes të gjërave, disa biznesmenë të shquar kuptuan se sjellja e artistëve ndërkombëtarë në vend mund të ndihmonte në sigurimin e botës se Kosova ishte e sigurt. Meqenëse hip-hopi ishte lehtësisht zhanri më i popullarizuar atje, 50 Cent u bë ylli i parë i madh që interpretoi në stadiumin e Prishtinës në 2007. Suksesi i këtij spektakli çoi në më shumë, dhe Lipa pa një listë mjaft mbresëlënëse të reperëve amerikanë si: Method Man dhe Redman dhe Snoop Dogg në koncert para moshës 15 vjeçare. Ishte një ekspozim i hershëm ndaj asaj që do të thotë kur muzika funksionon si një gjuhë universale”, shkroi më tej revista e famshme ndërkombëtare. /TV Malisheva

Share.