Kohëve të është raportuar në mediat botërore se artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa i ka dhënë fund lidhjes me modelin, Anwar Hadid.
Dhe mbrëmjen e Krishtlindjeve, 26-vjeçarja e kaloi bashkë me shoqërinë e saj, teksa ndau pamje nga festa.
Përmes disa imazheve në llogarinë e Instagramit, ylli i muzikës shihet e lumtur, ndërsa argëtohet me miqtë e saj.
“Mbrëmja e Krishtlindjeve”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e fotove ku shihet e veshur me një bluzë me ngjyrë të verdhë, të kombinuar me pantallona të zi.
Flokët e gjata i la të lira në formë valëzimi, ndërsa dukjen e kompletoi me një grim të lehtë në fytyrë, i cili ishte i përshtatur me veshjen e saj.
Ndryshe, kujtojmë që Dua dhe Anwar filluan romancën në qershor të vitit 2019, u tha se ndarja e tyre erdhi për shkak të distancës nga orari i ngjeshur i punës. /TV Malisheva