Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa së bashku me familjen e saj po kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar.

Në disa video të publikuara në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Instagram, përkatësisht në InstaStory, Dua shihet së bashku me vëllain e saj, Gjinin duke kënduar në gjuhën shqipe këngën e famshme të Armend Rexhepagiqit “Shkel”, shkruan Demokracia.com.

Po ashtu në një Story tjetër, Dua këndon në shqip edhe një pjesë të këngës së bilbilit shqiptar, të ndjerës Nexhmije Pagarusha “E dehur jam”.

Më poshtë ju sjellim videon. /TV Malisheva

Lojtës Videosh

Share.