Ajo është njëra prej artisteve shqiptare e cila momentalisht është duke bërë bujë në tregun ndërkombëtar.
Fjala është për këngëtaren Dua Lipa njëherësh yllin e muzikës pop, teksa këtë periudhë ka arritur të rikthejë vëmendje të madhe me albumin e saj të dytë.
“Future Nostalgia” mban titullin albumi i 24-vjeçares, i lansuar më 27 mars dhe që tashmë është renditur i pari në Mbretërinë e Bashkuar.
Artistja britaniko-kosovare së fundmi ka pozuar për revistën “Elle”, në të cilën mori vëmendje me paraqitjen e ekspozuar.
Ajo shfaqet komplet e zhveshur, derisa pjesët intime i ka mbuluar me një kitarë shumëngjyrëshe, imazhet artistike të së cilës i ka realizuar fotografi Zoey Grossman.
Ndonëse të tillë nuk e kishim parë asnjëherë, ylli botëror duket e mrekullueshme me këtë pamje joshëse.
“Future Nostalgia” përmban gjithsej 11 këngë që janë të frymëzuara nga stili i muzikës në vitet 80’ dhe 90’.
Meqenëse u lansua gjatë pandemisë së coronavirusit, Dua tha se shpreson që ky album do iu mbajë më aktiv pasiqë ka projekte mjaft ritmike. /Tv Malisheva