Dua Lipa shkëlqeu në eventin e “Burberry” në javën e modës në Nju Jork.

Dua Lipa është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat nuk i kursen aspak fotografitë atraktive, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja shqiptare ka publikuar disa imazhe, të cilat i ka shkëputur nga paraqitja e saj në “Javën e Modës”.

Ajo kishte kombinuar ngjyrat bardhë e zi, ndërsa dukej në top-formë, në ndejën ku u shoqërua nga partneri i saj, Anwar Hadid.

Kujtojmë se Dua Lipa së fundi ka njoftuar se do të këndojë për herë të parë në Indi.

Share.