Ndërsa artistë të tjerë kanë shtyrë datat e publikimit të albumeve të tyre që të kthehen në një kohë (me shpresë) më pak të turbullt në peisazhin kulturor, ylli i muzikës pop, Dua Lipa në vend të kësaj e shtyu “Future Nostalgia në javën e kaluar” – dhe u shpërblye me javën e saj më të mirë në “Billboard Hot 100”.

Bukuroshja, e cila tashmë jeton dhe vepron në Mbretërinë e Bashkuar, ka arritur të pushtojë top listën amerikane me albumin e saj të ri i cili në shqip do të thotë “Nostalgjia e së ardhmes”.

“Future Nostalgia” debuton në numrin e katërt në tabelë (me 66,000 në njësi ekuivalente të albumeve të javës së parë) këtë javë – e cila mund të mos përputhet mjaft me nivelin e entuziasmit që albumi ka gjeneruar në mesin e fansave, por prapë paraqet lehtësisht renditjen e saj më të lartë në datë, pas albumit të saj “Dua Lipa” të vitit 2017.

Përveç këtij debutimi në top 5, kënga “Break my heart” u rendit në numrin 21 në “Billboard Hot 100” , ndërsa “Don’t start now” mban numrin 3 në tabelë.

Në album janë të përfshira gjithsej 11 këngë, tre prej të cilave janë kompletuar edhe nga vizuale: “Don’t start now”, “Physical” dhe “Break my heart”.

Dua vendosi të publikojë albumin e ri në këtë kohë pandemie të coronavirusit, në mënyrë që t’i argëtojë sado pak fansat mes këtyre ditëve të vështira./ Tv Malisheva

Share.