Dua Lipa së fundmi ma dhënë një intervistë për “The Guardian” ku ka folur për albumin e saj të ri “Future Nostalgia”, por duke mos lënë anash dhe jetën e saj private.
Këngëtarja shqiptare ka pasur kritika për Brexit-in, ku ka thënë se si një ish-refugjate nga Kosova, mendon për mundësitë e kufizuara që një vend mund të mos ketë, si pasojë e të mos qenit në BE.
Nďërsa për albumin ajo tha: Një album me të vërtetë argëtues dhe më bëri që unë të dua të kërceja dhe të largoja botën e jashtme.
Në vitin 2017, Lipa ishte muzikantja femër më e transmetuar në botë. Një vit më vonë, ajo u bë e para artiste femër solo që mori pesë nominime Brits (ajo fitoi dy prej tyre), dhe femra më e re në moshë që arriti mbi një miliardë shikime në YouTube me një këngë të vetme (New Rules).
“Suksesi krijon liri dhe presion”, tha Lipa.“Njerëzit pothuajse më bënë të ndihem keq për arritjet e mia, ose nuk më lejuan të ndjehem krenare për gjërat që kam bërë sepse ata më bënë të ndjehesha sikur isha pothuajse e padenjë për ta. Edhe pse e di që kam punuar shumë dhe kam bërë aq shumë nga puna, shfaqjet dhe prapaskenat”, vazhdoi tutje ajo.
Ajo është më e shqetësuar për politikën e emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar pas Brexit-it. Sikur kjo të ekzistonte në vitet ’90, ajo mendon se Mbretëria e Bashkuar do të ndalonte familjen e saj të iknin nga Kosova (ku mamaja e saj ishte avokate, babai i saj një dentist) për në Mbretërinë e Bashkuar, ku ata punuan si kamerierë dhe studionin për karriera të reja./ Tv Malisheva