Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, i është gëzuar faktit se Vjosa Osmani është bërë presidente e Kosovës.
Si shumë fytyra të tjera publike edhe ajo ka shfrytëzuar rastin të urojë presidenten e re të Kosovës.
Ajo përmes një postimi në Instastory është shprehur e lumtur që një grua qëndron në krye të shtetit.
“Urime znj.Presidente. Sa e mrekullueshme të shohësh një grua në maje”, kanë qenë fjalët e Duas.
Vjosa përndryshe është bërë presidente të shtunën, pas raundit të tretë që ishte final për marrjen e pozitës më të lartë shtetërore.
E njëjta sot pritet të marrë detyrën e presidentes, megjithëse për shkak të situatës aktuale me COVID-19 nuk do të organizohet një ceremoni e inaugurimit të Presidentes së Republikës së Kosovës. /TV Malisheva