Turqia është shteti i radhës i cili po përballet me krizën e ndryshimeve klimatike.

Shumë vende në Turqinë jugore janë përfshirë nga zjarri, shkaku i temperaturave të larta gjatë këtyre ditëve.

Si rrjedhojë në rrjetet sociale ka nisur edhe një fushatë sensibilizimi të quajtur “Lutemi për Turqinë”.

E me një fatkeqësi të tillë po bashkëndjen edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, e cila këto ditë ndodhet në Shqipëri.

Dua përmes një fotografie të rishpërndarë në InstaStory ka shkruar se ky ndryshim klimatik që ka kapluar botën është i vërtetë dhe duhet të mësojmë të përballemi me të.

“Planeti jonë i shkretë është duke qarë. Kur do ta shohim se ky ndryshim i klinës është i vërtetë. Ne duhet të përballemi me faktet. Mbroni nënën tonë. Turqi jam me ju”, ka shkruar Dua Lipa në InsatStory.

Përndryshe sipas mediave turke, të paktën tre persona kanë humbur jetën deri më tash dhe dhjetëra tjerë kanë përfunduar në spital, si pasojë e zjarrit të madh që erërat e kanë shtyrë drejt qytetit dhe destinacionit të njohur turistik – Mangvata të Antalisë, në jug të Turqisë, kanë bërë të ditur zyrtarët lokalë. /TV Malisheva

Share.