Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, është duke e shijuar në maksimum këtë fundvit.

Përkundër faktit që ishte një vit pandemik, ajo ka shijuar suksese të shumta me albumin e saj “Future Nostalgia”, i cili është albumi më i dëgjuar i një artisteje femër këtë vit.

Dua ndërkohë është kthyer në New York te i dashuri i saj, Anwar Hadid, ku është duke shijuar me të periudhën e fundvitit.

Këngëtarja publikoi në orët e mbrëmjes të së enjtes disa fotografi të realizuara në qytetin e New Yorkut, që tashmë është prekur nga bora e bardhë.

Ajo duket mjaft atraktive e veshur me një kostum me katrorë të kaltër dhe të bardhë, teksa fustan i saj është i zbukuruar edhe me lule.

Me flokët e saj të zeza të kapura lartë dhe lëshuara prapa, Dua dukej edhe më tërheqëse në këto fotografi.

Ndërkohë, artistja shqiptare nuk hezitoi që edhe në imazhin e fundit të ndarë me ndjekësit, të tregojë momentin se si për pak rrëshqiti dhe u rrëzua thuajse në dëborë.

Fotografia në fjalë ka shkaktuar të qeshura te ndjekësit e saj të shumtë. /TV Malisheva

Share.