Këngëtarja e njohur Shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është njëra ndër këngëtaret më të preferuara në skenën ndërkombëtare.

Dua së fundmi ka treguar se ka bërë shumë përpjekje për të trajtuar vokalin e saj ndërsa po mban një turne muzikor.

Gjatë një interviste për gazetën britanike The Sun, këngëtarja me origjinë shqiptare tha se e kishte lënë duhanin.

Ajo shtoi se ky vendim erdhi pasi kishte probleme me laringitin. “Unë para laringit në dhjetor dhe m’u desh që ta lija duhanin më herët se sa mendoja. Por e bëra dhe jam përmbajtur.”, tha mes të tjerash këngëtarja me famë botërore.

Ajo u shpreh se falë këtyre ndryshimeve është ndjerë e “pamposhtur” në skenë.

“Ndihem sikur kam një lloj tjetër besimi kur ngjitem në skenë dhe, e dini, ndihem shumë e pamposhtur në momentet kur performoj”, tha Dua Lipa.

/TV Malisheva

Share.