Dua Lipa duket se po kalon pushimet më të bukura në bregdetin shqiptar. Këngëtarja me famë botërore ka postuar në llogarinë e saj në Facebook e Instagram foto dhe story nga qëndrimi në një resort në Ksamil, me të cilin duket se është dashuruar.
“Nuk dua të largohem kurrë”, shkruan Dua Lipa në postimin e saj në Instagram. Ndryshe nga disa ditë më parë ajo e ka shënuar edhe vendndodhjen, duke reaguar pas këshillave nga ndjekësit që i kërkonin t’i tregonte botës se ndodhej pikërisht në Shqipëri, përcjell A2.
Ylli i popit erdhi në Shqipëri, për të parë nga afër procesin e ndërtimit të një kopshti për fëmijë. Kopshti po ndërtohet nga Sunny Hill Foundation, një fondacion i krijuar nga Dua i cili përqendrohet te kontributet në Kosovë dhe Shqipëri në aspekte të ndryshme, veçanërisht në art dhe kulturë./TV Malisheva
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https://www.facebook.com/DuaLipa/posts/388079062671934&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”645″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>