Ballkani-Flamurtari dhe Prishtina-Drita mbyllin fazën e parë të Superligës së Kosovës këtë të enjte.

Vëmendja më e madhe do të jetë në orën 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ aty ku kryeqytetasit e Armend Dallkut do të presin Dritën që synon fitoren e radhës për t’iu bashkangjitur rivalëve nga i njëjti qytet në krye të klasifikimit të kampionatit kosovar në kuotën e 24 pikëve.

Por përballë Prishtinës rivales së madhe të dy sezoneve më parë kur intelektualët nga Gjilani fituan titullin kampion, skuadra e Ardian Nuhiut s’do ta ketë aspak të lehtë aq më tepër që Prishtina është 7 pikë larg Gjilanit dhe kërkon të ngushtojë me çdo kusht diferencat me kreun.

Spektakli është i garantuar në ‘Fadil Vokrri’ aq më tepër që kjo supersfidë do të luhet nën dritat e projektorëve.

Më herët në orën 14:00, Ballkani surpriza e këtij sezoni do të presë në shtëpi Flamurtarin. Skuadra e Ismet Munishit do të kërkojë të hedhë pas krahëve disfatën ndaj Dritës me një fitore ndaj formacionit kryeqytetas që drejtohet nga Artim Shaqiri. Në rast triumfi Ballkani do ta ngushtojë në vetëm 1 dikë diferencën në renditje ndaj Gjilanit kryesues

Share.