Ambasada amerikane në Tiranë, pak orë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit që do të luhet në stadiumin Air Albania në Tiranë, më 10 qershor, ka ngritur alarmin për qytetarët amerikanë që të shmangin zonën përreth stadiumin pasi “do të ketë turma të mëdha”.
Ambasada kërkon nga qytetarët amerikanë të kenë kujdes dhe i njofton se disa rrugë do të jenë të bllokuara.
“Për shkak të turmave të mëdha që priten në Tiranë, ju lutemi të tregoni kujdes në të gjithë qytetin dhe të jeni të vetëdijshëm për vendondodhjen tuaj. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, thekson ambasada amerikane.
/TV Malisheva