Një vit më parë Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka bërë një denoncim publik për plagjiaturë kundër Bujar Dugollit dhe Ardian Kastratit, profesorë në Fakultetin Filozofik.

Ata akuzoheshin se kanë shfrytëzuar punimin me përmbajtje të plagjiaturës, duke vjedhur nga burime të ndryshme dhe përmes kësaj vjedhjeje janë ngritur në pozita më të larta akademike.

Por, nga faktet e paraqitura nga kjo organizatë, Këshilli i Etikës ka vendosur që Dugolli e Kastrati janë plagjiatë.

Ky këshill ka marrë masa, që këtyre dy profesorëve t’u merret e drejta e mentorimit të temave të diplomës për një kohë.

“Në vendim thuhet se profesorit Bujar Dugolli i ndalohet mentorimi i temave të diplomës së masterit dhe doktoratës për dy vjet, ndërsa Ardian Kastratit i ndalohet mentorimi i temave të të gjitha niveleve për 3 vjet. Dhe si masë ndëshkuese e përbashkët, të dy profesorëve punimi plagjiat nuk konsiderohet si punim i botuar në revista shkencore dhe si rrjedhojë nuk mund të përdoret për avancime akademike”, thuhet ndër të tjera.

Mirëpo, këtë vendim ORCA e kanë quajtur si qesharak dhe skandaloz, duke thënë se Këshilli i Etikës ka legjitimuar plagjiaturën e tyre. /TV Malisheva

Image

Share.