Autori i librit “Sefë Mleqani dhe këngët e tij epike”, Ilir Dugolli, ka thënë se ka disa veti që e bëjnë të veçantë folkloristin Sefë Mleqani, ku një nga to është edhe qëndrushmëria e zërit, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se karakteristikë tjetër e folkloristit Sefë Mleqani janë edhe zëri melodik dhe timberii theksuar i zërit, si dhe fakti se ai ishte edhe lahutar.

“Lokaliteti i Komunës së Malishevës dhe në gjithë Kosovën, e di se atëherë dasmat kanë qenë me ditë të tëra, dhe konsistenca e zërit të tij, qëndrueshmëria e zërit të tij, është një karakteristikë që e ka bërë Sefën të veçantë, gjtihashtu zëri i tij shumë melodik dhe timberi i zërit i theksuar për t’i mbërrirë të gjitha akordet, këto janë dy, e treta është se e bën të veçantë ngase ai ishte lahutar i mirë”, ka thënë Dugolli. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.