Autori i librit “Sefë Mleqani dhe këngët e tij epike”, Ilir Dugolli, ka thënë se folkloristi Sefë Mleqani përkundër asaj se nuk ka jetuar gjatë , ka kënduar përafërsisht 32 vjet, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se ikona e folklorit shqiptar ka filluar të këndojë qysh në moshën 16 vjeçare.
“Meqenëse Sefë Mleqani u përket njerëzve jetëshkurtër, ai në moshën 57 vjeçare vdes, por si i tillë në një përllogaritje të përafert i bie që Sefë Mleqani ka kënduar përafërsisht 32 vite” , thotë Dugolli.
Ai ka thënë se folkloristi së pari ka filluar të këndojë këngë malësore dhe këngë të cilat kanë dhënë kontribut në frymëzimin e çështjeve kombëtare dhe padrejtësive që i bëheshin popullit nga pushtuesit. Teksa ka shtuar se efekti i tyre tek populli ka qenë shumë i madh.
“Qysh në moshën 16 vjeçare ai filloi te këndojë këngë malësore, dhe që atëherë të gjitha këngët ai i ka kënduar me babain e tij, pastaj vetë, pastaj edhe me bijtë e tij të cilët 32 vite kanë dhënë kontribut në frymëzimin e çështjeve kombëtare, dhe padrejtësive që i janë bërë popullit tonë nga pushtuesit, efekti tek populli ka qenë i jashtëzakonshëm duke mos e përjashtuar organizimin me figurat tjera në shpërndarjen e librave shqip në formë ilegale”, ka thënë Dugolli.
E gjithë kjo do të thotë se kontributi i tij nuk ka qenë vetëm tek kënga, por edhe në kulturë kombëtare. /TV Malisheva
Emisioni i plotë: