Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është nderuar me çmimin “Artistja e shquar e vitit 2021” në Distinguished Leadership Awards.
26-vjeçarja siç do herë tjetër tregoi me krenari se vjen nga Kosova, duke folur edhe për sfidat që ballafaqohet rinia, pa lënë anash të përmend edhe vlerat që përfaqëson populli ynë.
Ajo që mori vëmendjen më të madhe ishte edhe kërkesa me elegancë e zgjuarsi që Dua bëri për BE-në, duke kërkuar liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Fjalimi i yllit të hitit “Levitating” bëri bujë të madhe dhe u shpërnda me të madhe në rrjetet sociale, e këtë së fundmi e bëri edhe babai i saj, Dukagjin Lipa.
“Jam shumë krenar me ty. Ti na bën të gjithëve të mbushemi me krenari dhe zemrat tona të rrahin fortë (Më duhej të prisja që të gjithë të tjerët të postonin së pari)”, ka shkruar Dukagjini në mbishkrimin e videos. /TV Malisheva