Këngëtari i muzikës, ‘rock’, Dukagjin Lipa, i cili është më shumë i njohur si babai i yllit botëror, Dua Lipa, është marrë me muzikë që në moshë të hershme.

Talentin për muzikë, ai e kishte shprehur që kur ishte vetëm 16 vjeçar, kur në atë kohë kishin themeluar grupin “Horizonti”.

I përmalluar për atë kohë, Dukagjini publikoi së fundmi në rrjetin social Instagram një fotografi nga ajo kohë, ku shihej krah miqve të tij me të cilët kishte themeluar grupin.

“Sapo e mora këtë fotografi. Shfaqja me grupin tim të parë “Horizonti” në vitin 1986. Ishim 16/17 vjeç, Florent Boshnjaku, Driton Ukmata, Flamur Ahmeti dhe Mentor Haziri”, ka shkruar Lipa në Instagram.

 

Dukagjini më pas themeloi grupin “ODA” në vitet ’80, dhe ishte frontmen i atij grupi që performonte muzikë të zhanrit ‘rock’.

Më pas, ai u shpërngul në Mbretërinë e Bashkuar së bashku me bashkëshorten, ku në vitin 1995 erdhi në jetë fëmija i tyre i parë, Dua./ Tv Malisheva

Share.