Skuadra e Dukagjinit ka eliminuar Drenicën nga Kupa e Kosovës.
Dukagjini fitoi ndeshjen çerekfinale ndaj Drenicës me rezultatin minimal 1:0, për të kaluar tutje në gjysmëfinalen e madhe.
Klubi nga Liga e Parë fitoi ndeshjen ndaj Drenicës me golin e Jeton Dushit, ish sulmuesit të klubit nga “Bajram Aliu”.
Vlen të theksohet se Erlis Frashëri i Drenicës u ndëshkua me të kuq në sekondat e fundit të këtij dueli.
Ndërkohë, ndeshja Feronikeli – Prishtina ka shkuar në vazhdime, pasi koha e rregullt ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0.
/TVMalisheva