Pasi që e mposhti si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri”, skuadra e Dukagjinit e ka mposhtur edhe si mysafire Europan, kështu duke siguruar biletën drejt raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Dukagjini ka shkruar historinë, ku në debutimin e tij në garat evropiane e ka eliminuar në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, skuadrën nga Gjibraltari, Europan.
Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Victoria” u shënuan plot pesë gola, ku Dukagjini e ka mposhtur Europan me rezultat të ngushtë 3:2.
Golat për Dukagjinin i shënuan Iljasa Zulfiji (minuta e 23’ dhe minuta e 79’) dhe Arbër Shala (minuta e 47’).
Ndërkaq, tek Europa golashënues ishin Alberto Quintana (minuta e 38’) dhe Antonio Vera (minuta e 87’).
Rezultati final i ndeshjes, 3:2 në favor të Dukagjinit.
Rezultati i përgjithshëm, 5:3 në favor të Dukagjinit. (Ndeshja e parë përfundoi 2:1 në favor të Dukagjinit).
/TV Malisheva