Beteja e Llapushnikut e datës 9 maj 1998 e cila karakterizohet me zënjen dhe barikadimin e rrugës regjionale Prishtinë -Pejë ishte ndër ballafaqimet frontale më të ashpëra mes forcave të UÇK-së dhe makinerisë militare, paramilitare dhe policore të aparatit shtetëror okupator serb.
Fortifikimi i kësaj gryke dhe betejave që zhvilloheshin, detyroj forcat serbe kokëulur e me humbje të kthehen mbrapsht, përderisa UÇK-ja me organizimin dhe masivizimin e radhëve po merrte drejtim dhe forcë drejtë fitorës së madhe që kulmoj me çlirimin e vendit.
Mbyllja e grykës së Llapushnikut kishte rëndësinë e vetë edhe në rrafshin strategjik të luftës ngase krijonte mundësitë që formacionet UÇK-së të organizoheshin në pjesë tjera të vendit.
Respekt kontributit të secilit luftëtar të UÇK-së.
Mirënjohje kontributit të secilit banor të Llapushnikut zonës për rreth.
Lavdi dëshmorëve dhe të rënëve për liri.
Përjetësisht krenar me UÇK.
/TV Malisheva

Share.