Pas reagimit të Avni Zogianit, i cili kërkoi nga Fatmir Limaj të merret me komunën e Malishevës, i cili harroi se është zv. minister në Qeverinë e Republikes së Kosovës, tani në largim. Kanë reaguar shumë malishevas, ndër ta është edhe Çerkin Dukolli
Ja postimi i plotë:
Qasja provinciale e Zv.Ministrit Avni Zogiani karshi problemit pandemik COVID-19 në Kosovë.
Zv.Ministër, Malisheva është Kosovë, qytetarët e saj kan dhënë shumë për ndërtimin e shtetit të saj demokratik andaj sot më tepër se politikë, shteti duhet të bëjë kujdesin për mbrojtjen e secilit qytetar pa dallim kush janë dhe nga vijnë ata.
Postimi i Zv.Ministrit Zogiani, ndër tjera shpërfaqi qasje primitive dhe me ngjyrime politike, të cilat në këtë kohë nuk i duhen askujt.

Share.