Drejtori i Departamentit në Ministrinë e Infrastrukturës, z. Çerkin Dukolli përmes një postimi në facebook ka shprehur mirënjohje për veprimtarinë e bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarusha.
Ai gjithashtu e falenderon edhe kryetarin e Komunës Ekrem Kastrati, Ambasadorin e Shqipërisë Qemajl Minxhozi dhe shpreh respekt për kontributin e banorëve të Pagarushës dhe skulptorit Agon Qosa për këtë projekt identitar të këngës popullore shqipe.
Postimi i plotë:
Mirënjohja në vepër.
Llapusha kjo trevë mirënjohëse sot në Pagarushë në vendlindjen Nexhmijes, përuroi bustin saj si mesazhin më të mirë për vlerësimin, dashurinë, respektin dhe kontributin e artistes së papërsëritshme të këngës popullore shqipe.
Mbretëresha Nexhmije Pagarusha jeton bashkë me ne, me bareshën me reportuarin e saj dhe me mesazhin për dashurinë e brezave që do vijnë.
Faleminderit kryetarit të Komunës Ekrem Kastrati, Ambasadorit të Shqipërisë Qemajl Minxhozi, respekt për kontributin e banorëve të Pagarushës dhe skulptorit Agon Qosa për këtë projekt identitar të këngës popullore shqipe.
Urime Pagarushë, urime Llapushë, urime Kosovë!
/TV Malisheva