Është nënshkruar memorandum bashkëpunimi në mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Institutit Albanologjik.
Me këtë rast, ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka thënë se qëllimi kryesor është trashëgimia e që sipas saj në program të Qeverisë i është dhënë hapësirë.
Dumoshi ka thënë se kjo marrëveshje kjo po bëhet për arsye të bashkëpunimit dhe brenda ministrisë të jetë edhe pjesa akademike, qoftë e studentëve po ashtu edhe e institucioneve relevante, derisa ka theksuar se do të shfrytëzohen kapaciteti që të krijohen dosjet por edhe të bëhet promovimi i trashëgimisë kulturore.
Dumoshi: Kosova është e pasur, por ne duhet që vlerat tona t’i qesim në pah
“Një pjesë shumë e rëndësishme e thesarit tonë, Kosova është shumë e pasur, por ne duhet që vlerat tona t’i qesim në pah, sidomos këtë pjesën e trashëgimisë shpirtërore. Ne para dy dite e futëm listën e trashëgimisë shpirtërore, lojnat e Rugovës të cilat e kanë një domethënë, dhe ansamblin I cili për shumë vite punon edhe jep kontributin, andaj bashkëpunimi jonë kryesorë duhët të jetë duke I shfrytëzua gjithë punën, sidomos kapacitetet njerëzore të cilat janë shumë profesionale, dhe t’i krijojmë dosjet tona, ta promovojmë trashëgiminë, t’i edukojmë të rinjtë tanë, por edhe që nesër të jemi pjesë e UNESCO-s”, ka thënë Dumoshi.
Edhe përkundër vështirësive ajo tha se me promovimin e shtetit, trashëgimia kulturore do të promovohet edhe në shtetet tjera.
Dumoshi: Do t’i japim rast studentëve që të japin kontributin e vet
“Kjo rrugë nuk është e lehtë, por me një bashkëpunim dhe me një punë promovuese të shtetit tonë në këtë pjesë të thesarit i cili është mjaft I pasur, ne mendojmë që ta bëjmë më të mirën edhe këtë përveç në Kosovë, ta qojmë edhe me teje. Ne kemi nënshkruar edhe marrëveshjen e bashkëpunimit me rektoratin për studentët të cilët do t’i mbështesim në fusha të ndryshme të trashëgimisë, qoftë ne antropologji, qoftë si arkitekt, qoftë në pjesën e trashëgimisë pse jo edhe nesër si ekolog të cilat t’ju japim rast edhe studenteve të cilët i kemi të shkëlqyer të vijnë, të kthehen edhe ta japin kontributin e vet”, ka thënë Dumoshi.
Ndërsa drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi ka thënë se ky memorandum është i rëndësishëm sepse është hera e parë që në mënyrë institucionale bashkërendohen veprimtaritë institucionale, me fushën përkatëse të trashëgimisë kulturore.
Matoshi: Mos publikimi i kulturave tradicionale, është zhbërje e saj
“Shumë gjëra që janë diskutuar me juve, me përkushtimin tuaj që keni treguar për kulturën tradicionale shqiptare të cilat në njëfarë forme po na ikë nga duart dita ditës dhe mos evidentimi i saj, mos ruajtja e saj, mos studimi I saj, mos publikimi i saj është zhbërje. Këto i imponon vet jeta moderne, mënyra jonë e jetesës, angazhimet shoqërore…. Ky memorandum do të jetë shumë i rëndësishëm për punën tonë si institute, nga se për herë të parë në mënyrë institucionale po bashkërendohen veprimtaritë e institucioneve qeverisëse, fushës përkatëse të kulturës dhe institucioneve kërkimore shkencore sikur që është instituti albanologjik”, ka thënë Matoshi.
Matoshi gjithashtu ka thënë se priten shumë projekte të cilat do të zhvillohen nga instituti albanologjik.
Matoshi: Do të bëhet atllasi etnologjik
“Kemi shumë projekte që na presin para nesh, ndër to është edhe atllasi etnologjik, që po mendojmë ta fillojmë degën e etnologjisë në bashkëpunim edhe me qendrën kulturore të Shqipërisë por edhe ribotimi komplet i blerjeve të folklorit, ribotimi i plotësuar dhe i rishikuar i blerjeve, 28 blerjeve të folklorit, një projekt madhorë që në një formë kulturën e shqiptarëve të Kosovës, dhe përgjithësisht nën hisen e shqiptarëve të ish Jugosllavisë e prezanton në mënyrë dinjitoze”, ka thënë Matoshi.
Matoshi ka thënë se këto janë dy nga projektet madhorë të institutit albanologjik të cilat presin ndihmën dhe mbështetjen e MKRS-së. /TV Malisheva