Numri dy i Infrastrukturës u pa me numrin një të këtij dikasteri duke inspektuar rrugët e mbuluara nga bora në mesnatën e së dielës. Më e pazakontë sesa bora e parë ishte xhaketa e Durmishit, e firmës ‘Canada Goose’. Produkti origjinal i kësaj xhakete kushton 1,600 euro. Megjithatë, Durmishi ka mohuar për Insajderin se e ka blerë aq, duke thënë se i ka kushtuar 100 euro.

Gazeta Insajderi është interesuar për ta pyetur Durmishin nëse xhaketa është origjinale apo imitim përmes një thirrje telefonike. Ai ka thënë se e ka blerë 100 euro në një butik në Fushë Kosovë.

Këtë jakne e kom ble 100 euro në Urban Style në Fushë Kosovë, mundeni me shku me pyt sa kushtojnë këto jakne, as s’më ka interesu çfarë firme është, e kam ble m’u duk e mirë për dimën, para një kohe. S’kom mundësi me ble jakne 2 mijë euro, edhe po t’i kisha nuk do ta kisha ble”, deklaroi ai.

Durmishi është pyetur nga Insajderi edhe për çështjen e imitimit të produktit origjinal, që përbën vepër penale, mirëpo ai ka thënë se për një gjë të tillë duhet të flasin ata që shesin këto produkte.

“Kjo është çështje që duhet me u marrë me ata që shesin këto. Besoj, me letra janë në rregull [butiku]”, ka thënë ai.

Nga një navigim në uebfaqen e firmës ‘Canada Goose’, Insajderi merr vesh se çmimi i produktit origjinal arrin shumën prej 1,775 dollarë apo 1,600 euro.

Paga mujore e një zëvendësministri është 1,554 euro me koeficientin aktual (105).

/TV Malisheva

Share.