Gjatë ditës së sotme në media ka qarkulluar lajmi për shkarkimin e komisarit të garave, Faton Kurshumlija.
Mirëpo një gjë të tillë e ka hedhur poshtë, sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku.
Ajo në një prononcim të shkurtër për KosovaPress është shprehur se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtet dhe gjithashtu një gjë e tillë as nuk pritet të ndodh në të ardhmen.
“Nuk është e vërtetë që kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka shkarkuar Faton Kurshumlin”, i ka thënë shkurtimisht KosovaPressit, Dushku në telefon.
Kujtojmë që në FBK, këtë vit pritet të mbahet kuvendi zgjedhor, ku pritet të zgjedhën kryesia e cila do të udhëheq edhe për katër vite tjera këtë Federatë./TV Malisheva /