Real Madrid si rrallë viteve të fundit, në verën e vitit 2019 vendosi të ndërhyjë në tregun e transferimeve, duke shpenzuar shuma marramendëse për afrimin e lojtarëve.

Sigurisht që emrat kryesor mbeten Eden Hazard dhe Luka Jovic. Njëri i ardhur nga Chelsea dhe tjetri nga Eintracht Frankfurt.

Të dy këta së bashku i kanë kushtuar Real Madridit 160 milionë euro, shumë kjo vërtetë e lartë.

Por, si Hazard ashtu edhe Joviç, ende nuk kanë arritur të arsyetojnë milionat e paguara për ta. Deri më tani, asnjëri nga të dy nuk kanë arritur të shënojë dhe të asistojë për Real Madridin, të paktën një herë.

Share.