Disa muaj më parë banorët e fshatit Ngucat morën një inciativë për të siguruar donacione, në mënyrë që dy familjeve Guniqi t’u ndërtohen shtëpi.

Sot këtyre dy familjeve në natën e Fitër Bajramit, u janë dorëzuar çelësat e shtëpive të reja,  të mobiluar në tërësi, duke përfshirë orenditë e reja të dhomave, aparaturën e kuzhinës dhe dhomën e ditës.

I pranishëm në ceremoninë inaguruese ishte edhe kryetari i komunës, Ekrem Kastrati, i cili u shpreh i lumtur që emocionet po i ndanë së bashku me ta, ai njëkohësisht shprehu edhe gëzimin e tij duke theksuar se e vlerëson lartë punën humanitare të bërë nga banorët e fshatit, raporton TV Malisheva.

Postimi i plotë i kryetarit:

Sot, në prag të festës së madhe të Fitër Bajramit, ishim në Ngucat, për të qenë pjesë e gëzimit të madh të dy familjeve Guniqi, të cilat sonte, Natën e Madhe do ta presin në shtëpitë e tyre të reja. 🏠🏠👏

Faleminderit nga zemra gjithë banorëve të fshatit Ngucat, që muaj më parë ndërmorën këtë nismë kaq bujare e fisnike, për të siguruar donacione, në mënyrë që këto dy familje me kushte të rënda sociale dhe ekonomike, të bëhen me kulm mbi kokë.

Zoti ua shpërbleftë secilit prej qytetarëve, donatorëve, bizneseve, që për asnjë moment nuk hezituan t’i përgjigjen kësaj nismë madhështore të fshatit Ngucat, nismë të cilën e përkrahëm edhe ne si Komunë e Malishevës.May be an image of 5 people, people standing and indoorMay be an image of 6 people and indoorMay be an image of 13 people, people standing and outdoorsMay be an image of 5 people, people standing and outdoorsMay be an image of 6 people, people standing, outdoors and treeMay be an image of 3 people, people standing, indoor and brick wallMay be an image of 6 people, people standing and indoorMay be an image of 19 people, people standing, outdoors and tree

 

Share.