Një burrë dhe një grua u gjetën të vdekur sot në një rrugë në Hamburg në një rast të dukshëm të vrasjes dhe vetëvrasjes, tha një zëdhënës i policisë në atë qytet në Gjermaninë veriore.
“Ne nuk kemi asnjë indikacion që ka të bëjë në ndonjë mënyrë me dhunën politike. Bazuar në informacionet aktuale, ne po e trajtojmë këtë rast si vrasje-vetëvrasje, por hetimi po vazhdon”, tha një zëdhënës i policisë së Hamburgut, transmeton Reuters.
Më herët mediat raportuan se në Hamburg ka nisur që nga mëngjesi i sotëm një operacion i madh policor pasi në rrugë janë gjetur trupat e pajetë të dy personave me plagë me armë zjarri, duke thënë se disa rrugë janë mbyllur për automjete dhe këmbësorë.
/TV Malisheva